Publikuar më 07 Април, 2023 në Lajme, Deri më 19 vjet Femra
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë për femra ka shënuar një tjetër fitore bindëse në xhiron e dytë të turneut kualifikues për kualifikim në Kampionatin Evropian që mbahet në Shkup.
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” sot u mposht Gjibraltari me rezultat bindës 3:0. Përfaqësuesja e seleksionuesit Astrit Merko me meritë arriti fitoren e dytë nga dy ndeshjet e zhvilluara në këtë turne kualifikues.
Paneska hapi rezultatin e takimit të sotëm në fillim të minutës së 11-të. Sela rriti epërsinë e Maqedonisë në minutën e 22-të.
Në vazhdim të ndeshjes, më saktësisht në minutën e 48-të, Paneska shënoi edhe një herë, për shifrat finale 3:0.
Në xhiron e kaluar, përfaqësuesja e Maqedonisë shënoi fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë me rezultat 4:0.
Në ndeshjen e sotme kundër Gjibraltarit, Astrit Merko për herë të 100-të drejtoi përfaqësuesen e Maqedonisë për femra nën 19 vjeç.
Maqedonia: Kabakci, Blazhevska, Golovska, Mojsoska, Dalipi, Ristovska, Stableva, Sela, Veliu, Sulejmani, Paneska;
Seleskionues: Astrit Merko;