Maqedonia U19 e femrave paraqitje të mirë në Slloveni, Astrit Merko: Po ecim në drejtimin e duhur

Publikuar më 13 Април, 2022 Lajme, Deri më 19 vjet Femra


Përfaqësuesja U19 e femrave të Maqedonisë me dy fitore ndaj Lihtenshtajnit dhe Moldavisë dhe një disfatë minimale nga Sllovenia i përfundoi paraqitjet e saj në turneun zhvillimor të UEFA-së që u mbajtë në Slloveni.

Përfaqësuesja jonë u paraqit në një edicion të shkëlqyer të tri ndeshjeve, ndërsa seleksionuesi Astrit Merko u shpreh i kënaqur me lojën e Maqedonisë.

“Na duhej vetëm një gol nga rastet e shumta që bëmë ndaj Sllovenisë për të kaluar këtë fazë dhe për t'u kualifikuar në Grupin A. Kemi luajtur një turne të mrekullueshëm, kemi arritur fitore ndaj Lihtenshtajnit dhe Moldavisë, por në duelin e drejtpërdrejtë me nikoqirët  Slloveninë, fatkeqësisht nuk i shfrytëzuam rastet, por ne e dominuam ndeshjen.

Jam e kënaqur me angazhimin, luftën dhe këmbënguljen që kanë treguar vajzat tona. Jam i bindur se për futbollin e femrave në Maqedoni po vijnë kohë më të mira. Në këtë grup imponohen seriozisht disa vajza të cilat do të jenë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses sonë më të mirë në të ardhmen. Në qershor dhe gusht na presin ndeshje përgatitore (dy ndeshje kundër Rumanisë) dhe ky është një shans i ri i mirë për të konfirmuar cilësinë e kësaj përfaqësuese”.




   
   
Reprezentacioni A