Maqedonia U19 e femrave nikoqir i turneut kualifikues të UEFA-së

Publikuar më 30 Март, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë për femra do të jetë nikoqire e turneut kualifikues të UEFA-s nga raundi i dytë në Ligën B në periudhën prej 4 deri më 10 prill.

Në kuadër të grupit B1, përfaqësuesja e re e Maqedonisë do të luajë tri ndeshje kualifikuese kundër Izraelit, Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit.

Përfaqësuesja e seleksionuesit Astrit Merko ndeshjet do t'i zhvillojë në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski".

Në raundin e parë luajmë me Gjeorgjinë më 4 prill në orën 13:00. Tri ditë më vonë në program është raundi i dytë, në të cilin përballemi me Gjibraltarit, në orën 13:00. Më 10 prill, në të njëjtën kohë, në xhiron e fundit do të luajmë kundër Izraelit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka nisur zyrtarisht sot në Kërçovë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë për femra ka vendosur të thërrasë këto futbolliste::

Portierë: Berna Kabakci (Eldenia, Holandë), Kristina Pavloska (Shkëndija);

Mbrojtja: Edina Sulejmani (Ac United), Sara Eftinzhioska (Despina), Mia Golovska (Skopje), Diana Ristoska (Kamenica), Matea Blazheska (Skopje), Efimija Cuneva (Tiverija);

Mesfusha: Kristina Mojsoska (Ac United), Radica Vellkova (Tiverija), Era Stebleva (Ac United), Sara Mena (Ac United), Mikaela Nastovska (Ac United);

Sulmi: Simona Mejer (Kul), Eda Dalipi (Ac United), Laura Sulejmani (GPSO 92, Francë), Biljana Paneska (Tiverija), Vesa Sela (AC United), Jehona Veliu (Grasshopper, Zvicër);




   
   
Reprezentacioni A