Maqedonia U19 e femrave me fitore ndaj Qipros i mbyll eliminatoret në Bjellurusi

Publikuar më 26 Октомври, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet Femra


Përfaqësuesja U19 e femrave të Maqedonisë me triumf ndaj Qipros me rezultatin 4:2 e ka mbyllur turneun eliminatorë në Bjellurusi për kualifikimet të Grupit A për në Kampionatin Europian.

Përfaqësuesja jonë e femrave me dy fitore ndaj Ishujve Faroe dhe Qipros dhe disfatë nga Bjellurusia e mbyll në vendin e dytë në grup.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në ndeshjen e sotme kishte negativë prej dy golave. Kiriakidi i Zamani në minutat 21 dhe 24 sollën epërsi për Qipron, por në vijim erdhi përmbysja nga ekipi jonë. Nikollovska në minutën e 35-të ngushtoi shifrat në 2:1, ndërsa në pjesën e dytë Viktorija Nadeva me dy gola solli epërsinë për Maqedoninë në 3:2. Vellkova i vendosi shifrat finale në 4:2 në minutën e fundit të ndeshjes.  

Bjellurusia përfundoi si e para në grupin tonë me pikë maksimale. 




   
   
Reprezentacioni A