Maqedonia U19 e femrave fiton bindshëm Qipron

Publikuar më 05 Септември, 2022 Lajme, Deri më 19 vjet Femra


Përfaqësuesja U19 e femrave të Maqedonisë arriti të merr fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj  Qipros në kuadër të duelit të parë kontrollues të zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve.

Maqedonia luajti një ndeshje cilësore, ishte më e mirë në çdo segment të lojës dhe me meritë arriti një fitore bindëse.

Jehona Veliu hapi rezultatin në minutën e 20-të. Ajna Iseini fillimisht çoi shifrat në 2:0 në minutën e 30-të, e më pas me golin e dytë të takimit të sotëm në minutën e 72-të, fiksoi rezultatin përfundimtar në 3:0.

Ndeshjen e dytë kontrolluese, Maqedonia dhe Qipro do ta luajnë më 6 shtator në ora 16:30 në në Turnovë.

Maqedonia: Berna Kabakci, Matea Blazheska, Lora Sulejmani, Edina Sulejmani, Kristina Mojsoska, Mia Golovska, Jehona Veliu, Era Stebleva, Vesa Sela, Aina Iseini, Simona Meyer;




   
   
Reprezentacioni A