Maqedonia U19 e femrave e pa fat, humb kontrolluesen nga Rumania

Publikuar më 19 Септември, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet Femra


Përfaqësuesja U19 e femrave të Maqedonisë ka humbur ndeshjen kontrolluese nga Rumania me rezultat minimal 1:0.

Përfaqësuesja jonë e udhëhequr nga seleksionuesi Astrit Merko zhvilloi ndeshje të mirë, por nuk kishte fat për ti realizuar rastet e shumta që kishte për gol. Në minutën e 75-të u realizua goli i vetëm i takimit, të cilin e realizoi Botolej.

Ndeshja e dytë kontrolluese është përcaktuar për nesër nga ora 17:00.

Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të femrave të Maqedonisë, Astrit Merko:

-“Nuk e merituam që ta humbim këtë ndeshje, por ky është futbolli. Humbëm shumë raste, ndërsa kundërshtari kishte shumë fat në realizimin e golit. Luajtëm mirë, luftuam deri në fund, vajzat treguan kualitet. Me këtë lojë dhe me lojën e treguar në ndeshjen kontrolluese ndaj Bullgarisë, mund të shpresojmë për një prezantim të suksesshëm në turneun eliminatorë në Bjellurusi”.  

Maqedonia: Berna Kabakçi, Anida Idrizi, Edina Sulejmani, Ana Milceska, Viktoria Nedeva, Era Stebleva, Tea Bozhinovska, Teodora Nikollovska, Olivera Cekleska, Radica Vellkova, Kristina Mojsoska;

Në pankinë: Aleksandra Jovanovska, Emira Meta, Jana Luba Zvërleska, Angela Zafiroska, Mia Golovska, Bojana Petkova, Brikena Shaqiri, Aleksandra Stanisavlevska, Sara Evtinxhioska, Stefanija Ristova, Dajana Ristovska;

Seleksionues: Astrit Merko




   
   
Reprezentacioni A