Publikuar më 19 Септември, 2023 në Lajme, Deri më 19 vjet Femra
Përfaqësuesja U19 e femrave të Maqedonisë do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të kontrollues “Sllovenia Cup” në periudhën nga 18 deri më 26 shtator.
Në këtë turne, të përzgjedhurat e seleksionuesit Astrit Merko do të zhvillojnë tri ndeshje kundër ekipeve përfaqësuese cilësore të Sllovenisë, Çekisë dhe Portugalisë.
Në fillim të turneut, futbollistet tona do të luajnë me ekipin e Sllovenisë. Kjo ndeshje kundër nikoqirëve është caktuar për 20 shtator.
Tre ditë më vonë Maqedonia do të përballet me përfaqësuesen çeke.
Ndeshjen e fundit kundër Portugalisë e luajmë më 26 shtator.
Të tria ndeshjet e këtij turneu do t'i luajmë në Krajnska Gora.
Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Astrit Merko, ka vendosur të thërrasë këto futbolliste për turneun e ardhshëm kontrollues:
Në portë: Kristina Pavloska (Shkëndija), Martina Siljanoska (Atlético)
Mbrojtja: Eda Dalipi (Ac United), Matea Bllazheska (Luboten), Slagjana Gjorgjieva (Tiverija), Iva Jovanoska (Luboten), Rona Rustemi (Shkëndija), Katarina Petkova (Istatov);
Mesfusha: Sara Mena (Ac United), Teodora Dalçevska (Ac United), Jovana Pavlovska (Cevitana), Iva Josifova (Tiverija), Mia Velinova (Skopje), Diana Alushi (Ac United), Ariana Aidari (Homburg - Brothal, Gjermani) , Nikita Stojçevska (Suedi)
Sulmi: Vesa Sela (Ac United), Biljana Panesa (Tiverija); Laura Sulejmani, (PSO92 – Francë), Simona Meijer (Maccabi Christian Hadera);
Ky turne kontrollues do të jetë test i fundit për reprezentueset tona të reja para fillimit të eliminatoreve në tetor në Armeni.