Publikuar më 07 Октомври, 2022 në Lajme, Deri më 19 vjet Femra
Përfaqësuesja e femrave U19 të Maqedonisë ka barazuar 1:1 kundër përfaqësueses së Bjellurusisë në kuadër të xhiros së dytë të turneut kualifikues në Tbilisi të Gjeorgjisë për t'u kualifikuar në raundin elitar.
Në një ndeshje interesante, plot emocione dhe dëshirë për fitore nga të dyja përfaqësueset, Maqedonia humbi disa raste për triumf në momentet e fundit të ndeshjes. Në minutën e 92-të të ndeshjes, përfaqësuesja e seleksionuesit Astrit Merko humbi një mundësi të jashtëzakonshme për të shënuar gol dhe për të arritur fitoren.
Karashçak nga penalltia i solli avantazh Bjellorusisë në minutën e 19-të. Vesa Sela barazoi rezultatin në minutën e 83-të për shifra finale 1:1.
Përfaqësuesja e femrave U19 të Maqedonisë pas dy ndeshjeve të luajtura të turneut kualifikues regjistron një fitore dhe një barazim.
Bjellorusia dhe Gjeorgjia do të luajnë ndeshjen finale në grupin tonë.