Maqedonia U19: Dy ndeshje kontrolluese me Finlandën në terren vendas

Publikuar më 23 Февруари, 2018 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë më 27 shkurt dhe 1 mars do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me ekipin përfaqësues respektiv të Finlandës. Seleksionuesi i Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq për dy ndeshjet miqësore me Finlandën do të llogarisë në këto futbollistë:

Portierë: Hristijan Stevkovski (Skopje), Bllagojçe Ivanov (Sileks);

Mbrojtës: Agron Rufati (Lokomotiv Zagreb-Kroaci), Antonio Mitrev (Ballzan-Maltë), Filip Antovski (Vardar), Todor Todorovski (Vardar), Filip Trajanovski (Haken-Suedi), Iliver Stoimenovski (Borec);

Mesfushorë: Filip Stojçevski (Vardar), Marko Ferukoski (Ofenbah-Gjermani), Enis Fazllagiq (Shkëndija), Jani Atanaosv (Akademia Pandev), Mihail Manevski (Bregallnica), Mile Todorov (Novi Grad-Kroaci);

Sulmues: Kristijan Trapanovski (Sllavija Pragë-Çeki), Bojan Miovski (Rabotniçki), Bojan Kolevski (Vardar);

Për dy ndeshjet që do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, seleksionuesi Stanojkoviq nuk do të llogaris në Elif Elmasin, Dimitar Mitrovskin dhe Darko Çurlinovin, të cilët shkaku i angazhimeve me klubet e tyre nuk do të jenë në përbërje kundër Finlandës.

“Dy ndeshje shumë të rëndësishme për përfaqësuesen tonë para turneut eliminator për kualifikim në Kampionatin Europian. Finlanda është përfaqësuese shumë e fortë dhe patjetër të jemi në nivelin e duhur nëse duam rezultat pozitiv. Është e qartë se do të na mungojnë Elmas, Çurlinov dhe Mitrovski, mirëpo shpresoj se me dëshirë të madhe dhe me lojë luftarake të futbollistëve tjerë do të kompensojmë mungesën e tyre”, deklaroi seleksionuesi Stanojkoviq. 



   
   
Reprezentacioni A