Maqedonia U19 do të zhvillojë ndeshje testuese me të rinjtë e Makedonija Gj.P.

Publikuar më 05 Март, 2019 Lajme


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë nesër në orën e 14:30 në qendrën sportive “Petar Milloshevski” do të zhvillojë ndeshje kontrolluese me të rinjtë e Makedonija Gj.P.. Seleksionuesi i Maqedonisë U19, Goran Staniq këtë ndeshje do ta shfrytëzojë për të testuar potencialin e futbollistëve që luajnë në kampionatin vendor, ndërsa në grumbullimin dy ditor janë ftuar edhe dy futbollistë (Onur Omerovski dhe Nikolla Angelevski), të cilët kanë prejardhje maqedonase, ndërsa luajnë në Slloveni, gjegjësisht Serbi. 

Maqedonia U19 më 24 dhe 26 mars do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me përfaqësuesen U19 të Shqipërisë.



   
   
Reprezentacioni A