Maqedonia U19 do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese ndaj Turqisë

Publikuar më 05 Октомври, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë do të luajë dy ndeshje kontrolluese ndaj Turqisë. Në kampin stërvitor “Petar Milloshevski” të përzgjedhurit e seleksionuesit Dasmir Beari ndeshjen e parë kundër Turqisë do ta luajnë me 8 tetor në orën 14:00. Ndeshja e dytë kontrolluese është përcaktuar me 11 tetor me fillim në orën 14:30.

Seleksionuesi Dashmir Beari për ndeshjet kundër Turqisë ka bërë ftesë për këto futbollist:

Portierë: Stefan Tasev (Makedonija GJ.P.), Kire Novakov (Triglav, Slloveni), Goce Jovçev (Vardar);

Mbrojtjës: Lupçe Kudev (Kit-Go), Samet Rexhepi (Shkupi), Gregori Davkov (Vardar), Filip Gjorgoski (Vardar), David Bosheski (Kit-Go), Kristijan Tasevski (Augsburg, Gjermani), Reshat Ramadani (Shkëndija);

Mesfushorë: Oktaj Rakipi (Shkëndija), Zufer Shaini (Brinje, Slloveni), Borçe Gogov (Tikvesh 09), Altin Veseli (Renova), Ardijan Çilafi (Sampdoria, Itali), Matej Angelov (Rabotniçki), Besar Guxhufi (Beshiktash, Turqi), Martin Talakov (Podbrezova, Sllovaki);

Sulmues: Behar Feta (Voska), Emir Saitoski (Domzhale, Slloveni), Berat Kalkan (Kasimpasha, Turqi), Dashmir Elezi (Shkëndija), Ali Ali (Renova);

Dashmir Beari – seleksionues i përfaqësues U19 të Maqedonisë:

“Ndeshjet me Turqinë do të jenë kontrollueset e fundit para turneut eliminatorë që na pret në nëntor. Nuk duhet të harxhohen shumë fjal për Turqinë, bëhet fjalë për përfaqësuese e cila është e përbërë me futbollist cilësor. Po përgatitemi mirë për këtë ndeshje, kemi ekip të shkëlqyshëm, jam i kënaqur me qasjen e futbollistëve të mi në stërvitje, e dimë se do të jetë vështirë, por besojmë se mund ta befasojmë Turqinë” .

Përfaqësuesja jonë në muajin nëntor do të merr pjesë në turneun eliminatorë për kualifikim në fazën Elite që do të luhet në Shqipëri. Maqedonia është në grup me Serbinë, Francën dhe Shqipërinë. 




   
   
Reprezentacioni A