Maqedonia U19 do të merr pjesë në turneu eliminator në Poloni

Publikuar më 06 Октомври, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë më 8 tetor (e diel) do të udhëtojë për në Poloni, ku do të jetë pjesëmarrëse në turneun eliminatorë për t'u kualifikuar në fazën elitare.

Përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Toni Jakimovski është në grupin 5 dhe ka marrë për kundërshtarë Gjermaninë, Kazakistanin dhe Poloninë.

Ne hapim turneun eliminator ndaj Polonisë. Kjo ndeshje është caktuar për datën 11 tetor me fillim nga ora 16:00.

Në raundin e dytë eliminator, i cili është caktuar për 14 tetor në orën 15:30 do të luajmë kundër Gjermanisë.

Në turin e fundit do të përballemi me Kazakistanit, më 17 tetor në orën 15:30.

Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Toni Jakimovski, ka vendosur që për turneun eliminator t'i thërrasë këta futbollistë:

PORTIERËT:

David Stojanovic (Maqedonia Gj. P.)

Lupce Xhekov (Brera)

Nikola Filevski (Vardar)

MBROJTJA:

Andrej Arizankoski (Brera)

Abiola Bamijoko (Helsinki, Finlandë)

Anes Meliqi (Shkëndija)

Daniel Markovski (Helsinborg, Suedi)

Marko Stojilevski ( Brera)

George Xhekov (Brera)

MESFUSHA:

Lorik Muhtari (Eischede, Gjermani)

Teodor Nikolovski (Osogovë)

Destan Adili (Rabotnicki)

Feta Fetai (Lokomotiva Zagreb, Kroaci)

Martin Gjorgjievski (Brera)

Lorik Kaba Jakupi (Shkëndija)

Muhamed Elmas (Gostivar)

Dimitar Danev (Rabotniçki)

Amir Nuhia (Shkëndija)

Adrian Zendelovski (Malmo, Suedi)

SULMI:

Nikola Velickovski (Maqedonia Gj.P.)

Zani Nazifi (Besa)




   
   
Reprezentacioni A