Maqedonia U19 do të luaj dy ndeshje kontrolluese me Gjeorgjinë

Publikuar më 11 Август, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshjet kontrolluese do të luhen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, me fillim nga ora 17:00.

Ndeshja e parë e të përzgjedhurve të seleksionuesit, Toni Jakimovski do të luhet më 12 gusht. Dy ditë më pas në program është ndeshja e dytë kontrolluese mes këtyre përfaqësueseve.

Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Toni Jakimovski ka vendosur që për ndeshjet e ardhshme t'i thërrasë futbollistët e mëposhtëm.

Portierë: Petar Jakimov (Rabotniçki), Ljupçe Xhekov (Brera);

Mbrojtjës: Hadis Tairi (Strugë), Hristijan Stojanovski (Pelister), Indrit Shakipi (Shkëndija), Davor Serafimov (Shkupi), Maksim Slavkov (Makedonija GJP), Marko Stojilevski (Brera), Matej Mitrevski (Vardar) , Anes Meliqi ( Shkëndija);

Mesfushorë: Teodor Nikollovski (Rabotniçki), Altin Nuredinoski (New Star), Amir Nuhija (Shkëndija), Dino Miholov (Bregallnica), Lorik Kaba Jakupi (Shkëndija), Dimitar Danev (Rabotnicki), Fikret Livareka (Rabotniçki), Zani Nazifi ( Besa), Aleksandar Bogdanoski (Kozhuv);

Sulmues: Nikolla Velickovski (Rabotniçki), Aleks Mitrov (Bellasica);

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë dje në ora 13:00 ka pasur grumbullimin zyrtar në hotelin Park në Shkup.




   
   
Reprezentacioni A