Maqedonia U19 barazon me Kazakistanin dhe kualifikohet në fazën elite

Publikuar më 18 Октомври, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Në xhiron e fundit të turneut kualifikues në Poloni, përfaqësuesja U19 e Maqedonisë barazoi 1:1 kundër Kazakistanit.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit,Toni Jakimovski në fund arritën të përfundojnë në vendin e dytë në grupin e tyre dhe të sigurojnë kalim në fazën e ardhshme elitare të eliminatoreve.

Kundërshtari në pjesën më të madhe të ndeshjes kishte epërsi 1:0, falë golit të Muhametkanov në minutën e 25-të të ndeshjes.

Golin për barazimin e rezultatit për Maqedoninë e shënoi Zendelovski në minutën e 81-të të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Gjermania dhe Polonia i ndanë pikët, duke luajtur barazim 3:3.

Në grupin 5 të turneut eliminator, Gjermania përfundoi në vendin e parë me 7 pikë, Maqedonia fitoi vendin e dytë me 4 pikë, Polonia u rendit e treta dhe Kazakistani ishte në vendin e fundit me vetëm një pikë.




   
   
Reprezentacioni A