Publikuar më 26 Март, 2024 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka barazuar 1:1 ndaj Letonisë në kuadër të xhiros së tretë të mini turneut eliminator (faza elitare) për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski ishin kundërshtar më i mirë që në fillim të kësaj ndeshjeje, por në fund nuk arritën të marrin fitoren e parë në këtë cikël kualifikues që u zhvillua në Shkup.
Gjorgievski dhe Zendelovski i patën mundësitë e para për Maqedoninë në këtë takim, por pa realizim. Veliçkovi e pati rastin më serioz në pjesën e parë.
Në fillim të pjesës së dytë, Letonia shënon për epërsi 1:0. Mezhsargs ishte shënuesi i golit për kundërshtarin.
Dimitar Danev shënoi në minutën e 76-të për të barazuar rezultatin përfundimtar 1:1.