Maqedonia U19 barazoi pa gola me BeH

Publikuar më 13 Ноември, 2019 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka barazuar 0:0 me Bosnjë e Hercegovinën në ndeshjen e raundit të parë të turneut kualifikues për Fazën Elite të eliminatoreve për Kampionatin Europian. Në duelin tjetër të grupit që organizohet në vendin tonë, Anglia mundi bindshëm 4:0 Luksemburgun në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov.

Në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" Maqedonia kishte mundësi të fitojë BeH, por mungoi realizimi. Shansin e parë e kishte Nikollov që goditi jashta portës, ndërsa boshjakët në kanosjen e parë qëlluan kornizën e portës. Elezi me goditje nga hyrja e zonës nuk shqetësoi portierin kundërshtar në minutën e 35-të, ndërda pak më vonë portieri Andov ndal tentimin e Gjokanoviqit. 


Pjesa e dytë kaloi me imazhe të njejta dhe mundësi për dy palët. Mysafirët humbën mundësi me Hasiqin, ndërsa në anën tjetër Hajdari nuk gjeti portën, njejtë si Nikollov që nuk gjendet mirë në zonën kundërshtare. Fati ishte me tanët në minutën e 71 kur goditja e Staniqit ndalet në traversë, kurse pak më vonë Andov intervenon shkëlqyeshëm pas tentimit të Staniqit. Në fund barazimi ishte rezultati real i kësaj ndeshje me mundësi për fitore nga të dyja palët. 

MAQEDONIA U19: 1. Matej Andov, 2. Georgie Jankullov, 3. Bojan Dimovski (81` Vlada Novevski), 4. Jeton Dauti, 5. Bozhidar Mitrevski (70` Vane Tasevski), 6. Aleksandar Gjurkovski, 8. Agon Elezi, 10. Suhejl Muharem, 11. Metodi Maksimov, 17. Ivan Nikollov (75`Arbi Vosha), 19. Ersan Hajdari (81`David Toshevski);
Seleksionuesi: Goran Staniq.

Në ndeshjen e grupit të njejtë në Gjorçe Petrov, favoriti i madh Anglia bindshëm 4:0 mundi Luskemburgun. Më 16 nëntorë në orën 13:00 në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski", Maqedonia luan me Anglinë, ndërsa në Gjorçe Petrov, BeH përballet me Luksemburgun.



   
   
Reprezentacioni A