Publikuar më 30 Мај, 2018 në Lajme
Përfaqësuesja
U18 e Maqedonisë pësoi humbje 2:1 nga Turqia në ndeshjen e parë kontrolluese në
transfertën me Turqinë.
Përfaqësuesja e vendit e udhëhequr nga seleksionuesi Dobrinko Ilievski zhvilloi ndeshje të shkëlqyeshme përballë përfaqësueses së favorizuar vendase, mirëpo mungoi fati për të nxjerrë rezultat pozitiv. Autogoli i Perçevskit solli epërsi për turqt, ndërsa Darko Çurlinov me gol të bukur në minutën e 21 solli barazim 1:1. Në pjesën e dytë Turqia siguroi fitoren e këtij dueli të parë kontrollues.
MAQEDONIA U18: Velkovski, Panovski, Aleksovski, Simonovski, Perçevski, Naumçevski, Luma, Çurlinov, Kolevski, Fazllagiq, Naumoski;
Luajtën edhe: Denkovski, Ferati, Ramadani, Trpçevski, Elezi, Toshevski, Dodevski.
Nga përfaqësueset tjera të reja, nesër në orën 17:00 Maqedonia U16 luan ndeshjen e dytë kontrolluese me Slloveninë. Takimin e parë e fitoi Maqedonia me rezultat 1:0.