Publikuar më 21 Ноември, 2017 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja
U18 e Maqedonisë sot kundër Turqisë do të zhvillojë ndeshjen e parë nga dy
testet e parapara me Turqinë në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në
Shkup.
Ndeshja e përfaqësueses së drejtuar nga Dobrinko Ilievski do të nisë në orën 13:00.
Seleksionuesi Ilievski për dy ndeshjet kundër Turqisë do të llogarisë në këto futbollistë:
Portierë: Metodija Velkovski (Vardar), David Denkovski (Akademia Pandev);
Mbrojtës: Altin Sefo (Shkupi), Filip Antovski (Vardar), Stefan Naumçevski (Vardar), Stefan Simonovski (Rabotniçki), Adrian Hajdari (Rapid-Austri), Xhejmi Perçeski (Duren-Gjermani);
Mesfushorë: Borjan Panovski (Rabotniçki), Mario Naumoski (Pobeda), Anes Osmanoski (Unterahing-Gjermani), Enis Fazllagiq (Shkëndija);
Sulmues: Bojan Kolevski (Vardar), Tomçe Grozdanovski (Kozhuf), Ensar Luma (Shkëndija), Gjorgjievski (Borec), Jakup Berisha (Vardar), Luka Trajkovski (Pobeda);
Maqedonia dhe Turqia më 23 nëntor në orën 13:00 në qendrën sportive “Petar Milloshevski” do të zhvillojë ndeshjen e dytë kontrolluese.