Maqedonia U18 pëson disfatë nga Turqia

Publikuar më 20 Април, 2022 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë është mposhtur bindshëm nga Turqia në ndeshjen e parë kontrolluese të zhvilluar ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve.

Në qendrën stërvitore “Petar Milosevski” në Shkup, të përzgjedhurit e seleksionuesit Nexhat Shabani nuk mundën t’i përgjigjen lojës së mirë të ekipit të Turqisë, ku kundërshtari shënoi fitore bindëse 4:0.

Në këtë duel kundërshtari dominoi totalisht dhe shfrytëzoi disa nga rastet e shumta të krijuara

Ilkhan shënoi 1:0 që në minutën e 5-të. Në minutën e 71-të një shpërqëndrim në mbrojtjen tonë, autogol dhe avantazh i Turqisë 2:0. Në minutën e 82-të, Mustava Pinatchi shënoi një tjetër gol për një rezultat 3-0. Shifrat finale 4:0 i vendosi Beecher në minutën e fundit të duelit.

Maqedonia: Vasko Vasilev, Nikolla Pavlevski, Enis Buqi, Matej Angelov, Xhezair Avduli, Besar Gudzufi, Martin Gjorgievski, Igor Janevski, Stefan Mlladenovski, Artan Memedov, Mario Riçkov;




   
   
Reprezentacioni A