Maqedonia U18 pëson disfatë nga Serbia

Publikuar më 26 Мај, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë ka luajtur ndeshjen e planifikuar kontrolluese kundër Serbisë.

Në ndeshjen që u luajt në "Stara Pazova", të përzgjedhurit e seleksionuesit, Toni Jakimovski u mposht me rezultat 3:0.

Serbia i shënoi të gjithë golat në pjesën e parë.

Bubani hapi rezultatin e ndeshjes në minutën e 27-të. Në minutën e 32-të Millosheviq shënon për epërsi 2:0. Në minutën e 39-të Bubani shënon golin e dytë dhe fiksoi shifrat finale 3:0.

Maqedonia: Petar Jakimov, Gjorgi Xhekov, Abiola Bamijoko, Marko Stojilevski, Daniel Markovski, Lorik Kaba Jakupi, Teodor Nikolovski, Zani Nazifi, Martin Gjorgievski, Valon Aliji, Hakia Canoski;

Seleksionues: Toni Jakimovski;




   
   
Reprezentacioni A