Publikuar më 29 Август, 2023 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë në periudhën nga 3 deri me 8 shtator do të zhvillojë një kamp
stërvitor në Kërçovë.
Futbollistët tanë të rinj do ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë për t'u përgatitur sa më mirë për sfidat e ardhshme që e presin këtë përfaqësuese.
Përfaqësuesja e Maqedonisë deri me 18 vjet tashmë ka zhvilluar një ndeshje kontrolluese në sezonin e ri.
Në stadiumin në Gjorçe Petrov, të përzgjedhurit e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviç, zhvilluan një ndeshje kontrolluese kundër moshatarëve të tyre të Hungarisë.
Ndeshje kontrolluese me shumë emocione dhe lojë të hapur, që në fund u mbyll pa fitues, 1:1.
Në kampin stërvitor në Kërçovë, seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë deri me 18 vjet, Vujadin Stanojkoviç ka ftuar gjithsej 22 futbollistë:
Portierë: Slave Vrgov (AP Brera), Amar Haxhibuliç (Rabotniçki), Spasko Ahtarov (Bellasica), Daniell Dikovski (Makedonija GJ.P);
Mbrojtës: Anes Meliqi (Shkëndija), Teodor Brajkovski (Nju Stars), Numan Ajetoviç (Vardar), Bojan Ivçevski (Pobeda), Andrej Ljubevski (Rabotniçki), Dragan Jankoski (Vardar);
Mesfushorë: Muhamed Elmas (Gostivar), Andrej Siljanovski (Pelister), David Ristovski (AP Brera), Altin Nuredinovski (Nju Stars), Almir Podgragja (Rabotniçki), Aleksandar Anastasijeski (Makedonija GJ.P), Nikolla Manojllov (Rabotniçki), David Mateski (Ohrid Lihnidos), Jovan Postolov (AP Brera), Matej Gashtarov (Vardar), Jakov Veliçkovski (Stopenberg, Gjermani);
Sulmues: Altin Aliji (Makedonija Gj.P), Elmas Emush (Karaorman), Vebi Islami (Shkëndija), Albin Idrizi (St. Polen, Austri);