Maqedonia U18 mundet minimalisht nga Ukraina në start të turneut në Çeki

Publikuar më 21 Август, 2019 Deri më 19 vjet


Përdaqësuesja U18 e Maqedonisë e drejtuar nga seleksionuesi Shkumbin Arsllani sot ka zhvilluar ndeshjen e parë në turneun ndërkombëtarë në Vacllav Jezhek të Çekisë.

Në një ndeshje të balansuar kundër Ukrainës, shpresat e vendit u mundën minimalisht 2:1, me një autogol të pësuar në fund të takimit. 

Maqedonia U18 avansoi në minutën e 4-t me golin e Maksimovit, ndërsa në fund të pjesës së parë Slusiar barazoi në 1:1. 

Rezultati final 2:1 u vendos me autogol pas harkimit të Volinec nga rradhët e Ukrainës.

Maqedonia U18: Jvan Nikollovski, Filip Kostovski, Aleksandar Gjurkovski, Spase Terziev, Ali Asani, Dimitar Todorovski, Ivan Nikolov, Luka Stankovski, Behar Feta, Metodij Maksimov, Mario Ilievski.

Në pankinë: Hristijan Kitanovski, Imran Fetai, Vlada Noveski, Eren Partalko, Azer Omeragiq, Hamza Ramani, Altrim Jakupi.

Ndeshjen e radhës në turneun në Çeki e luajmë nesër (22.08.2019) në orën 17:00 kundër Slovakisë.



   
   
Reprezentacioni A