Maqedonia U18 mundet minimalisht nga Polonia

Publikuar më 07 Септември, 2018 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë është mundur me rezultat minimal 1:0 nga Polonia në takimin kontrollues të zhvilluar në qendrën stërvitore 'Petar Milloshevski' në Shkup. 
Përfaqësuesja e Maqedonia zhvilloi ndeshje kualitative, krijoi disa mundësi shënimi, mirëpo pa mundur të gjejë golin. Ndërkohë një gabim pas harkimit në zonë ishte vendimtar për humbjen nga rivali i fortë.
Në minutën e 35-të Maik Nevrocki shënoi golin e vlefshëm fitore për Poloninë në këtë ndeshje. Mundësinë më të mirë për shpresat e vendit e lëshoi Jeton Dauti në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nuk u shfrytëzuan disa gjysmëraste. 

MAQEDONIA U18: Matej Andov, George Jankulov (Kristijan Trpçevski 82'), Suhejl Muharem, Jeton Dauti (Ivan Nikollov 66'), Bozhidar Mitrevski, Suad Jonuzi, Agon Elezi, David Toshevski, Arbi Vosha (Metodi Maksimov 71'), Kushtrim Tahiri (Leonid Redev Jankullovski 87'), Dimitar Todorovski;
Seleksionues: Goran Staniq

"Jam i kënaqur me lojën e përfaqësueses tonë, për fat të keq nuk realizuam të paktën një mundësi për të shënuar. Polonia është përfaqësuese shumë e fortë, vitin e kaluar në kualfikime fituan 3:0. Maqedonia do të përmirësohet në çdo ndeshje te rradhës, kemi lojtarë të mirë dhe me punë dhe angazhim maksimal do të ecim para si ekip. Do të mundohemi këtë ta bëjmë që në ndeshjen e rradhës", deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U18 të Maqedonisë, Goran Staniq.



   
   
Reprezentacioni A