Maqedonia U18 merr pjesë në turne në Çeki

Publikuar më 07 Август, 2019 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesa U18 e Maqedonisë prej 19 deri më 25 gusht do të merr pjesë në turneun e fortë testues në Çeki në të cilin përveç përfaqësueses vendase do të garojnë edhe Urkaina dhe Sllovakia. 

Seleksionuesi i Maqedonisë U18, Shkumbin Arsllani për ndeshjet që do të luhen në Teplice do të llogarisë në këto futbollistë:

Portierë: Ivan Nikollovskia (Pobeda), Kristijan Kitanovski (Vardar); Mbrojtës: Ali Asani (Vardar), Filip Kostovski (Nju Stars), Altrim Jakupi (Shkëndija), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Imran Fetai (Shkëndija), Spase Terziev (Akademia Pandev), Viktor Krstevski (Vardar); Mesfushorë: Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Rabotniçki), Ivan Nikolov (Akademia Pandev), Behar Feta (Nju Stars), Leonid Ignjatov (Vardar), Vllada Noveski (Vovjodina, Serbi), Hamza Ramani (Shkupi), Eren Partalko (Akademia Pandev), Lavdrim Latifi (Boldkluben, Danimarkë); Sulmues: Azer Omeragiq (Vardar), Mario Ilievski (Septemvri Sofje, Bullgari), Metodi Maksimov (Rabotniçki);

"Turneu në Çeki do të jetë mundësi e shkëlqyeshme të shohim cilësitë ekipore dhe individuale të reprezentuesve dhe secilit prej futbollistëve që kemi ftuar. Pas kampit te suksesshëm në janar që kishim në Dojran, kjo do të jetë edhe një mundësi të jemi bashkë dhe të luajmë ndeshjë kundër rivalëve cilësorë. Kjo është fazë kur mundohemi të zgjedhim më të mirët në formacion, tani kemi disa emra të rinjë dhe pres të sjellin cilësi në lojën tonë. Shpresoj në rezultate pozitivedhe duele në të cilët do të tregojmë cilësi dhe karakter të fortë", shprehet seleksionuesi i përfaqësueses U18 të Maqedonisë, Shkumbin Arsllani. 

Ndeshjen e parë e luajmë më 21 gusht kundër Ukrainës, ndërsa një ditë më vonë përballemi me Sllovakinë. 



   
   
Reprezentacioni A