Publikuar më 20 Ноември, 2022 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë arriti të merr fitore me rezultatin 3:1 në stadiumin e qytetit të Shtipit në duelin e dytë kontrollues ndaj Sllovakisë.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski luajtën shumë më mirë se në takimin e parë dhe me meritë morën fitore.
Golin e parë për Maqedoninë e shënoi Adrian Zendelovski në minutën e 44-të nga penalltia. Teodor Nikollovski shënoi një gol fenomenal nga 25 metra në minutën e 49-të për të shtuar avantazhin. Në minutën e 53-të, Sllovakia arriti të ngushtojë rezultatin. Në minutën e 78-të, Stoilevski fiksoi shifrat finale 3:1.
Maqedonia: Lupçe Xhekov, Andrej Arizankoski, Marko Stojilevski, Abiola Bamijoko, Teodor Nikollovski, Destan Adili, Adrian Zendelovski, Hadis Tairi, Fikret Livareka, Kire Stojanov, Hakia Tsanoski;