Maqedonia U18 fiton Malin e Zi në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 04 Мај, 2023 Lajme


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë zhvilloi sot ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Malit të Zi.

Skuadra e seleksionuesit Vujadin Stanojkovic mori një fitore të merituar me rezultat 2:1.

Vendasit fillimisht kaluan në epërsi me 1:0 me anë të Vujisic në minutën e 29-të. Maqedonia barazoi me golin e Ristovskit 10 minuta më vonë. Mateski shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes për të sjellë fitore për Maqedoninë.

Futbollistët tanë të rinj, ndryshe nga ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve, luajtën shumë më mirë dhe fituan me meritë.

Maqedonia: Spasko Ahtarov, Andrej Velkov, Anes Meliqi, Nikolla Manojlov, David Ristovski, Aliji Altin, Bojan Ivceski, Nikola Stojkovsi, Milot Sinani, Nevem Kostadinov, Vebi Islami;

Seleksionues: Vujadin Stanojkovic;




   
   
Reprezentacioni A