Maqedonia U18 fiton bindshëm ndaj Estonisë në Antalia

Publikuar më 23 Март, 2024 Lajme, Deri më 19 vjet


Në një ndeshje të shkëlqyer, përfaqësuesja U18 e Maqedonisë arriti një fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Estonisë në kuadër të xhiros së dytë të turneut ndërkombëtar në Antalia të Turqisë.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vujadin Stanojkovic zhvilluan një lojë cilësore, të disiplinuar dhe me dëshirë të madhe për të fituar. Estonia ishte e mposhtur në të gjitha segmentet e kësaj ndeshjeje.

Në këtë ndeshje u dallua Altin Aliji, i cili i shënoi të tre golat për Maqedoninë.

Futbollisti ynë shënoi golin e parë në minutën e 36-të të ndeshjes pas një iniciative të madhe të përfaqësueses sonë. Altin Aliji rriti epërsinë për skuadrën e tij me golin e dytë në minutën e 58-të, ndërsa golin e tretë e shënoi në minutën e 74-të të takimit.

Futbollistët tanë të rinj, përveç tre golave, humbën edhe disa mundësi të dukshme shënimi.

Maqedonia: Spasko Ahtarov, Gabriel Krstevski, Andrej Lubevski, Numan Ajetovic, Adrian Neziri, David Ristovski, Matej Gashtarov, Nikola Manojlov, Altin Aliji, Vebi Islami, Stefan Mlladenovski;




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A