Maqedonia U18 fitoi përballë Turqisë

Publikuar më 23 Ноември, 2017 Lajme, Deri më 19 vjet

Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë shënoi fitore 1:0 përballë Turqisë në takim kontrollues të luajtur në Shkup.

Maqedonia U18 mundi minimalisht Turqinë në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Autor i golit të vetëm ishte Enis Fazllagiq, i cili në minutën e 64-t shënoi në rrjetën e turqve pas pasi priti mirë harkimin nga rivënia këndore. Djemtë tanë të udhëhequr nga Dobrinko Ilievski gjithë ndeshjen kishin kontroll të lojës. Përveç golit, mundësi të mira për të shënuar kishin sulmuesit Kolevski dhe Georgievski, mirëpo nuk arritën të realizojnë.

Kujtojmë që ndeshjen e parë kontrolluese dy ditë më parë e fitoi Turqia me rezultat 2:1, ndërsa Maqedonia humbi penalti për barazim.

MAQEDONIA U18: 1. Metodija Velkovski, 2. Adrian Hajdari, 3. Filip Antovski, 4. Stefan Simonvski, 6. Anes Osmanoski, 7. Altin Sefo, 8. Tomçe Grozfanovski, 9. Bojan Kolevski, 10. Enis Fazllagiq, 11. Marko Gjorgjievski, 15. Xhejmi Perçevski;

Luajtën edhe: 12. David Denkovski, 5. Stefan Naumçevski, 13. Borjan Panovski, 14. Mario Naumoski, 16. Ensar Luma, 17. Jakup Berisha, 18. Luka Trajkoski;

Seleksionues: Dobrinko Ilievski.



   
   
Reprezentacioni A