Publikuar më 22 Април, 2019 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja e U18 e Maqedonisë më 23 dhe 25 prill do të
zhvillojë dy takime kontrolluese si mysafire e Shqipërisë U18. Të dy përballjet
do të zhvillohen në stadiumin e KF Sopot në Librazhd, ndërsa udhëheqësi i kësaj
gjenerate të futbollistëve Shkumbin Arsllani ka publikuar listën e futbollistëve
në të cilët do të llogarisë në këto dy ndeshje:
Portierë: Marko Alçevski (Ak. Pandev), Ivan Nikollovski (Pobeda)
Mbrojtës: Ali Asani (Vardar), Besfort Arifi (Mastriht – Holandë), Benjamin Dalipi (Hrvatski Dragovoljac – Kroaci), Filip Kostovski (Nju Stars), Altrim Jakupi (Shkëndija), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Imran Fetai (Shkëndija), Gorazd Stojmenov (Nju Stars), Spase Terziev (Ak. Pandev), Anatolij Petejçuk (Vardar);
Mesfushorë: Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Redon Qamili (Shkëndija), Luka Stankovski (Rabotniçki), Ivan Nikollov (Ak. Pandev), Behar Feta (Nju Stars), Fiton Ademi (Shkëndija), Mario Ilievski (Septemvri Sofje – Bullgari), Leonid Ignjatov (Vardar), Enis Musai (Bazel – Zvicër);
Sulmues: Metodi Maksimov (Rabotniçki), Azer Omeragiq (Vardar), Atom Fazliu (Vardar);
“Ky është grumbullimi ynë i parë me gjeneratën U18 dhe shpresoj se do të bëjmë paraqitje të mirë. Jam i sigurtë se do të mundohemi të luajmë maksimalisht me përgjegjësi dhe me një disciplinë, ndërsa qëllimi ynë është që të arrijmë rezultate pozitive që në të dyja ndeshjet. Me rëndësi për ne është që të bindemi në cilësitë e futbollistëve, në veçanti të atyre nga kampionati vendor, ndërsa gjithashtu pres nga futbollistët që do të marrin shansin ta shfrytëzojnë momentin e tyre”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U18 të Maqedonisë, Shkumbin Arsllani.
Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë U18 do të zhvillohet me 23 prill (e martë) me fillim në ora 16:00, ndërsa ndeshja e dytë në program është me datë 25 prill (e enjte) me fillim në ora 13:00.