Publikuar më 12 Септември, 2021 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U18 e
Maqedonisë do të luajë dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Hungarisë.
Përfaqësuesja jonë e udhëhequr nga Nexhat Shabani do ti luajë në transfertë këto dy përballje. Ndeshjen e parë do ta luajmë me 14 shtator me fillim nga ora 17:00, ndërsa dy ditë më vonë ndeshjen e dytë do ta zhvillojmë nga ora 11:00.
Seleksionuesi Nexhat Shabani për këto dy ndeshje kontrolluese me Hungarinë ka bërë ftesë për këta futbollistë:
Portierë: Vasko Vasilev (Cërvena Xvezda, Serbi), Naum Angelov (Nju Stars);
Mbrojtjës: Marko Ristov (Rabotniçki), Maksim Milloshevski (Makedonija GJ.P.), Borjan Poposki (Rabotniçki), Enis Buqi (Makedonija GJ.P.), David Lushev (Rabotniçki), Nikolla Pavlevski (Makedonija GJ.P.), Arbnor Murati (Duisburg, Gjermani);
Mesfushorë: David Debreshliovski (Pobeda), Marko Sofijanovski (Nju Stars), Matej Angellov (Rabotniçk), Matej Gjorgjiev (Bregallnica, Shtip), Hamza Memetriza (Shkëndija), Axhe Kadriu (Makedonija GJ.P.), Igor Janevski (Sileks);
Sulmues: Marko Trenevski (Nju Stars), Besar Guxhufi (KF Beshiktash), Erion Shuku (FC Shkupi);