Publikuar më 15 Мај, 2018 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë shënoi fitore bindëse 3:0
përballë ekipit respektiv të Bullgarisë në ndeshjen e parë kontrolluese nga dy
të parapara të luhen në Shkup. Ekipi i ri nacional deri në 18 vjeç dominoi në tërësi
ndeshjen, ndërsa autor të golave ishin Bojan Kolevski, Darko Çurlinov dhe Marko
Gjorgjievski.
Kolevski shënoi golin e parë, ndërsa i dyti ishte kryevepër
e Çurlinovit pasi kaloi 3-4 futbollistë kundërshtarë plasoi topin në rrjetë.
Goli i tretë ishte si në përalla. Gjorgjievski merr topin dikund 40 metra larg
portës, kalon 5-6 kundërshtarë dhe pasi shkon në kënd të mbyllur arrin të kalojë
edhe dy lojtarë tjerë dhe nga këndi i vdekur arrin të shënojë për epërsi të
lartë 3:0.
Bullgarët kishin vetëm një mundësi për të shënuar, kur
tentimi i Gruev-it tnë pjesën e parë u ndal në traversë.
MAQEDONIA:
Denkovski, Aleksovski, Antovski, Naumçevski, Ramadani, Grozdanovski, Berisha, Çurlinov,
Kolevski, Gjorgjievski, Naumoski.
Luajtën edhe:
Stojanoski, Ferati, Manev, Trpçevski, Toshevski.
BULGARIA:
Ivanovs, Dimitrov, T. Dimitrov, Diçev, Borisov, Liçev, Stançev, Gruev, Mitkov,
Jordanov, Dobrev.
Të enjten me fillim në orën 11:00 dy përfaqësueset do të
përballen edhe një herë në takimin e dytë kontrolluese në qendrën sportive “Petar
Milloshevski” në Shkup.