Maqedonia U18 barazon pa gola ndaj Malit të Zi

Publikuar më 12 Април, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë ka barazuar pa gola ndaj Malit të Zi në kuadër të ndeshjes së parë kontrolluese të zhvilluar ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Në minutën e 20-të gjuajtje e shkëlqyer e Livarekës dhe mundësia e parë serioze për Maqedoninë në takimin e sotëm. Në minutën e 42-të Manojlov pati një mundësi të mirë për të hapur rezultatin, por portieri kundërshtar ishte në nivelin e detyrës.

Në vazhdim të takimit, Livareka u gjend në një tjetër mundësi të madhe për të shënuar, në një situatë ballë për ballë me portierin kundërshtar, por pa fat për të finalizuar. Feta provoi një gjuajtje nga distanca, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën kundërshtare. 

Maqedonia: Jakimov, Serafimov, Maliqi, Xhekov, Doshev, Nikolovski, Fetai, Livareka, Tairi, Veliçkovski, Manojlov;

Seleksionues: Toni Jakimovski;




   
   
Reprezentacioni A