Maqedonia U18 barazon pa gola ndaj Azerbejxhanit

Publikuar më 24 Март, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë ka luajtur ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Azerbejxhanit. 

Në fushë mysafire në Baku, të përzgjedhurit e seleksionuesit Toni Jakimovski e mbyllën me barazim pa gola. 

Maqedonia dhe Azerbajxhani zhvilluan një ndeshje të vështirë, pa shumë hapësira për të luajtur, me mbrojtje të kujdesshme dhe pa shumë mundësi për të shënuar gol.

Rastet më të mira i pati Maqedonia me Zendelovskin në pjesën e parë, Gjorgievski dhe Livarekën, por pa realizim.

Maqedonia: Petar Jakimov, Andrej Arizankoski, Marko Stojilevski, Valon Aliji, Adrian Zendelovski, Martin Gjorgievski, Hadis Tairi, Zani Nazifi, Hakia Canoski, Abiola Bamijoko, Muhamed Elmas;

Seleksionues: Toni Jakimovski;

Këto dy përfaqësuese do të luajnë duelin e dytë kontrollues më 27 mars në orën 15.00.




   
   
Reprezentacioni A