Maqedonia U18 barazon ndaj Rumanisë

Publikuar më 09 Август, 2022 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë ka zhvilluar sot ndeshjen e parë nga dy ndeshjet kontrolluese ndaj Rumanisë.

Në qendrën stërvitore Buftea, ekipi i trajnerit Toni Jakimovski mbylli ndeshjen me barazim. Të dyja skuadrat shënuan nga një gol.

Pas 45 minutave të para rrjetat ishin të paprekura. Maqedonia kërcënoi disa herë më seriozisht pas golit të vendasve. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Saiti humbi një rast të mirë për të shënuar gol.

Në vazhdim Livoreka pati një mundësi të madhe, por e humbi golin. Dy minuta më vonë, një tjetër rast i mirë për Maqedoninë. Depërtimi dhe pasimi i shkëlqyer i Arizankovskit nuk u shfrytëzuan nga Mitrov. Goditjen e futbollistit tonë e priti portieri vendas.

Maqedonia me meritë kaloi në epërsi në minutën e 65-të. Golin e shënoi Nikolla Veliçkovski.

Në minutën e 73-të, Rumania arriti të barazojë rezultatin për shifrat 1:1.

MAQEDONIA: Petar Jakimov, Hadis Tairi, Marko Stojilevski, Daniel Markovski, Kire Stojanov, Zani Nazifi, Adrian Zendelovski, Alex Mitrov, Andrej Arizankoski, Teodor Nikolovski, Fikret Livoreka;

Seleksionues: Toni Jakimovski;




   
   
Reprezentacioni A