Publikuar më 13 Април, 2023 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë ka barazuar 1:1 ndaj Malit të Zi në kuadër të duelit të dytë kontrollues të zhvilluar ndërmjet këtyre dy ekipeve përfaqësuese.
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, Maqedonia kishte epërsi 1:0 dhe ishte kundërshtare më e mirë në fushë, por Mali i Zi arriti të barazojë rezultatin në minutën e 82. Shënues i golit për futbollistët tanë të rinj ishte Aleksandar Bogdanoski në minutën e 48-të.
Në takimin e parë të zhvilluar dy ditë më parë ndaj të njëjtit kundërshtar, ekipi i përzgjedhur nga seleksionuesi Toni Jakimovski barazoi pa gola.
Maqedonia: Ljupçe Xhekov, Andrej Arizankoski, Hristijan Stojanovski, Gjorgi Xhekov, Aleksandar Bogdanoski, Teodor Nikollovski, Destan Adili, Lorik Muhtari, Malik Hamzic, Amir Nuhija, Umerfaruk Sulejman;
Seleksionues: Toni Jakimovski;