Maqedonia U18 barazoi në testin e parë me Shqipërinë

Publikuar më 24 Април, 2019 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë ka barazuar 2:2  me Shqipërinë në takimin e parë kontrollues nga dy të paraparë në tokën shqiptare. Behar Feta në minutën e 72-të dhe Metodij Maksimov në të 81-ën ishin autor të golave për përfaqësuesen e vendit. Të parët avansuan vendasit në minutën e 15-të, pasi paraprakisht humbëm mundësi me Mario Ilievskin goditja e të cilit u ndal në shtyllë. Në pjesën e dytë Azer Omeragiq asistoi për Behar Feta-n i cili barazoi shifrat në 1:1. Shqipëria U18 në minutën e 78 me penalti avansoi 2:1, mirëpo përgjigja erdhi vetëm tre minuta më vonë kur sërish asiston Omeragiq, ndërsa tani Metodij Maksimov realizon për rezultat përfundimtar 2:2. 

Maqedonia U18:

Marko Alçevski, Filip Kostovski, Altrim Jakupi, Redon Qamili, Gorazd Stojmenov, Aleksandar Gjurkovski, Behar Feta, Luka Stankovski, Mario Ilievski, Dimitar Todorovski, Besfort Arifi.

Luajtën edhe: Omeragiq, Terziev, Nikolov, Maksimov, Ignjatov dhe Dalipi.

Seleksionues: Shkumbin Arsllani

Dy përfaqësueset nesër do të zhvillojnë ndeshjen e dytë kontrolluese në stadiumin e KF Sopotit me fillim në orën 13:00.



   
   
Reprezentacioni A