Publikuar më 17 Мај, 2018 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë barazoi 2:2 përballë
Bullgarisë në testin e dytë kontrollues të zhvilluar në kompleksin sportiv “Petar
Milloshevski” në Shkup. Shpresat e vendit për dallim nga ndeshja e parë kur
fituan bindshëm 3:0, në takimin e dytë kishin negativë 0:2. Bullgaria avansoi
me anë të Burkovit në minutën e 6-të, ndërsa i njejti futbollist në të 22-ën shënoi
për 0:2. Maqedonia U18 u hodh në kërkim të përmbysjes dhe në minutën e 57-të
Kolevski humbi penalti. Ky ishte paralajmërim për atë që pasonte në vazhdim,
kur djemtë e rinjë të Maqedonisë arritën të shmangin disfatën. Manev arrin të
ulë rezultatin në 1:2, ndërsa në minutën e 90-të Çurlinov realizon për barazim
2:2.
MAQEDONIA
U18: Velkovski, Antovski, Ramadani, Grozdanovski, Çurlinov,
Kolevski, Stojanovski, Ivanovski, Naumoski, Manev.
Në pankinë ishin: Denkovski, Miladinov, Aleksovski,
Naumçevski, Dodevski, Trpçevski, Toshevski dhe Panoski.
BULLGARIA U18: Ivanov, Dimitrov,
Diçev, Liçev, Stançev, Gruev, Kostov, Popov, Çukanov, Angelov dhe Borkov.