Maqedonia U18 barazoi me Hungarinë në duelin kontrollues të luajtur në Shkup

Publikuar më 09 Август, 2023 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë pasditen e sotme ka luajtur ndeshjen kontrolluese ndaj Hungarisë.

Në stadiumin në “Gjorçe Petrov”, futbollistët tanë të rinj barazuan 1:1 ndaj një ekipi cilësor në një ndeshje mjaft interesante, plot emocione dhe lojë të hapur.

Skuadra e seleksionuesit Vujadin Stanojkovic luajti një lojë të mirë, patëm disa raste të mira që nuk arritëm t'i realizojmë.

Kundërshtari ishte i pari që hapi rezultatin në këtë ndeshje. Me një gol nga penalltia në minutën e 23-të, Hungaria kaloi në epërsi 1:0. Maqedonia sulmoi në pjesën e parë, krijoi raste, por pa realizim. Lubevski pati rastin e parë më të mirë për të shënuar. Edhe Manoilov pati një mundësi të madhe, por nuk pati fat për të shënuar.

Maqedonia vazhdoi lojën sulmuese dhe të mirë edhe në pjesën e dytë. Kapiteni Meliqi shënoi gol për të barazuar rezultatin në minutën e 55-të.

Në vijim, Maqedonia nuk arriti të shfrytëzojë edhe tri raste të mira për të shënuar gol.

Duel kontrollues i ekipeve përfaqësuese deri në 18 vjeç;

Maqedonia - Hungari 1:1 (0:1);

Maqedonia: Sllave Vrgov, Andrej Lubevski, Numan Ajetovic, Milot Sinani, Anes Meliqi, Teodor Haxhi Poposki, Tarik Demishoski, Maksimilian Dimitrijevski, Altil Aliji, Nikolla Manojlov, David Mateski;

Në pankinë: Amar Haxhibuliq, Bojan Ivçeski, Almir Podgragja, Andrej Siljanoski, Matej Gashtarov, Altin Nuredinovski, Jovan Postolov, David Ristovski;

Seleksionues: Vujadin Stanojoviq;




   
   
Reprezentacioni A