Publikuar më 06 Октомври, 2019 në Lajme
Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë ka barazuar 3:3 me
Izraelin U18 në ndeshjen e dytë kontrolluese të luajtur në fushë të rivalit.
Përfaqësuesja e drejtuar nga Shkumbin Arsllani udhëhiqte 2:1, mirëpo në fund duhej të shpëtojë nga disfata pas Metodi Maksimov në minutën e 75-të vendosi rezultatin final 3:3.
Izraeli avansoi në minutën e dytë, ndërsa Maqedonia me Leon Ignjatovin në minutën e 10-të barazoi në 1:1, ndërsa në minutën e 20-të Miran Saliji shënoi për epërsi 2:1 të Maqedonisë.
Fillimi i pjesës së dytë solli përmbysje për vendasit që shënuan dy herë në minutat 48 dhe 60, mirëpo rezultat pozitiv për Maqedoninë siguroi Maksimov me golin për 3:3 në të 75-ën.
MAQEDONIA U18: Nikollovski, Dalipi, Terziev, Krstevski, Asani, Nikollov, Ramani, Ilievski, Saliji, Ignjatov.
Luajtën edhe: Omeragiq, Gjurkoski, Maksimov, Stankovski, Petejçuk dhe Qamili.
Seleksionues: Shkumbin Arsllani
Ndeshja e parë kontrolluese ndërmjet dy përfaqësueseve u mbyll me fitore bindëse 3:0 për Izraelin.