Maqedonia U17 triumfoi ndaj Estonisë në turneun në Islandë

Publikuar më 05 Ноември, 2024 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka regjistruar triumfin e parë në turneun kualifikues në Islandë për kualifikim në raundin e ardhshëm elitar të eliminatoreve.

Në xhiron e tretë, të përzgjedhurit e seleksionuesit Rade Karanfilovski shënuan fitore ndaj Estonisë me rezultat 4:2. Maqedonia këtë turne kualifikues e përfundoi në vendin e tretë me 3 pikë të fituara.

Lojtari i ndeshjes ishte i riu Stefan Brankovski, i cili luajti jashtëzakonisht mirë dhe shënoi tre gola.

Goli i parë për Maqedoninë ishte vepër e Grasheskit në minutën e 19-të. Brankovski në minutën e 28-të shënon për 2:0. Në fund të pjesës së parë, futbollistët tanë të rinj me golin e dytë të Brankovskit arrijnë në epërsi bindëse prej 3:0.

Në vazhdim të takimit, Alama shënoi në minutën e 56-të për të zbutur avantazhin. Brankovski shënoi golin e tretë në takimin e sotëm në minutën e 76-të për të rikthyer avantazhin vendimtar. Në minutën e 90-të Estonia ka shënuar gol për shifra 4:2. 

Në ndeshjen e dytë të grupit tonë, Islanda dhe Spanja barazuan 2:2.

MAQEDONIA: Trajkov, Damjanovski, Stoilov, Kesic, Xhangarovski, Jeftovski, Bajrami, Angelevski, Grasheski, Brankovski, Markovski;

Seleksionue: Rade Karanfiloski;

Në xhiron e parë, përfaqësuesja e Maqedonisë u mposht nga Islanda me rezultat 4:1. Në raundin e dytë u mundëm bindshëm nga Spanja me rezultat 5:0.




   
   
Reprezentacioni A