Publikuar më 15 Септември, 2022 në Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 2:0 në ndeshjen e dytë kontrolluese të zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Elbasanit, në Shqipëri.
Reprezentuesit e rinj të drejtuar nga seleksionuesi Vujadin Stanojkoviç mund të pendohen për ato pak mundësi që nuk arritën t'i kthenin në gola në ndeshjen e sotme.
Kundërshtari ia doli të shfrytëzojë disa nga gabimet tona në mbrojtje dhe të merr një fitore.
Dueli i parë kontrollues ndërmjet këtyre dy skuadrave, i cili u luajt në stadiumin e KF Karaorman në Strugë, përfundoi pa fitues, me rezultatin 3:3.
Maqedonia: Flakron Memishi, Andrej Velkov, Andrej Lubevski, Nikola Stojkovski, Almir Podgradja, Muhamed Elmas, Martin Jovanoviç, Altin Aliji, Nikola Manojlov, Numan Ajetovic, Amar Haxhibuliç;