Publikuar më 19 Август, 2021 në Lajme
Përfaqësuesja U17 e
femrave të Maqedonisë sot zhvilloi ndeshjen e dytë kontrolluese kundër
përfaqësueses së Rumanisë.
Ndeshja u mbyll me barazim, me të dyja përfaqësueset që shënuan nga dy gola. Ishte një ndeshje e hapur dhe interesante, me përmbysje dhe lojë të hapur nga të dyja palët. Kundërshtari avansoi për 1:0. Vajzat tona u kundërpërgjigjën, duke përmbysur rezultatin përmes Vesa Sela dhe Mia Velinova për shifra 2:1. Deri në fund të takimit, Rumania realizoi edhe njëherë për rezultat 2:2.
Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve u mbyll me fitore të Rumanisë me shifra 2:1.