Maqedonia U17: Optimizëm për ndeshjen e nesërme ndaj Serbisë

Publikuar më 15 Септември, 2021 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë e udhëhequr nga seleksionuesi Toni Jakimovski sot në kampin stërvitor “Petar Milloshevski” ka kryer përgatitjet e fundit për ndeshjen e nesërme kundër Serbisë në kuadër të turneut kontrolluese që jemi duke e organizuar në Shkup.

Futbollistët tanë në ndeshjen e fundit regjistruan fitore ndaj Qipros me rezultat 2:1. Marko Stojilevski dhe Zani Nazifi ishin autorët e golave. 

Futbollisti i Helsinborgut dhe pjesëtar i përfaqësueses tonë, Daniel Markovski është i kënaqur me lojën e treguar kundër Qipros.

“Luajtëm ndeshje të shkëlqyer kundër Qipros, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim dhe gjithmonë mundet edhe më mirë. Në fushë ishim të shkëlqyer si ekip, ishim një ekip më i mirë dhe fituam me meritë. Nesër luajmë kundër Serbisë, përfaqësuese e cila posedon kualitet, pres ndeshje të vështirë me shumë luftë dhe lojë të hapur. Shpresoj se do të arrijmë fitore tjetër”.

Kapiteni Marko Gjorgjiev ka thënë se kjo përfaqësuese e Maqedonisë dëshiron të marrë pjesë në Kampionatin Europian.

“Dëshira dhe qëllimi ynë është të sigurojmë pjesëmarrje në Kampionatin Europian. Luajmë një kohë të gjatë së bashku dhe e njohim njëri-tjetrin. Ky turne kontrollues është një përgatitje për atë që na pret në tetor, që janë eliminatoret për kualifikim në fazën elite. Luajtëm ndeshje të mirë kundër Qipros, shpresoj se sërish do të jemi në nivelin e dëshiruar edhe në ndeshjen ndaj Serbisë”.

Futbollistët tanë në tetor do të luajnë në eliminatoret për kualifikim në fazën elite për Kampionatin Europian. Në grupin tonë janë Republika e Irlandës, Polonia dhe Andorra. 




   
   
Reprezentacioni A