Maqedonia U17 mundet nga Rusia në ndeshjen e dytë kontrolluese

Publikuar më 29 Март, 2021 Lajme


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë (gjenerata 2004) është mundur bindshëm nga Rusia në kuadër të ndeshjes së dytë kontrolluese të luajtur ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve.

Në fushën e kompleksit “Papilon Hotel Belvi”, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragan Kanatlarovski u mposhtën me rezultat 4:1. Maqedonia e hapi ndeshjen, ndërsa disa raste të mira nuk arritëm që ti shfrytëzojmë përmes Guxhufit, Stofijanovskit e Çilafit. Dënimi erdhi para fundit të pjesës së parë kur Rusia avansoi në 1:0.

Në vijim Maqedonia më shumë sulmoi, dominoi dhe kishte iniciativën. Golin e realizuam në minutën e 60-të, ndërsa autor ishte Georg Stojanovski.Rënie të lojës kishim në 15 minutat e fundit. Rusia këtë e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe arriti të shënojë 3 gola deri në fund për shifra finale 4:1.

“Jam i kënaqur me futbollistët e mi për lojën e treguar deri në minutën e 70-të të ndeshjes. Kishte rënie të koncentrimit,e cila rezultoi me tri gola vetëm për 15 minuta. Ky rezultat nuk është pasqyra reale për ndodhitë në fushë. Na vjen keq për rastet e shumta që nuk arritëm ti shfrytëzojmë. Mbetet të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të ngritemi nga ndeshja në ndeshje”, ka thënë Dragan Kanatlarovski.

MAQEDONIA: 12. Vasko Vasilev, 2.Nikola Pavlevski, 14.Igor Janevski, 13. Borjan Popovski, 6. Matej Angelov, 15. Maksim Milloshevski, 11. Mateo Sfojanovski, 21. Marko Sofijanovski, 10. Besart Guxhufi, 8. Ardijan Çilafi, 20. Mihail Talevski;




   
   
Reprezentacioni A