Publikuar më 23 Октомври, 2018 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë është mundur me
rezultat 4:1 nga Izraeli në ndeshjen e raundit të dytë të turneut
parakualifikues për Fazën Elite të UEFA-së që është duke u zhvilluar në Shkup.
Pas humbjes së pafat nga Spanja në xhiron e parë, sot shpresat e vendit u mundën
bindshëm dhe shansi për fitore në këtë turne mbetet në xhiron e tretë përballë
Ishujve Faroe. Me fitore eventuale në raundin e fundit, mbeten gjasa minimale për
kualifikim në Fazën Elite të UEFA-së si një prej katër vendet e treta më të
mira, që gjithsesi duket e vështirë.
Maqedonia U17 e hapi shumë mirë ndeshjen e sotme duke avansuar 1:0 në minutën e 33-të me golin e Behar Feta-s. Ky ishte rezultati i pjesës së parë, mirëpo në vazhdim ndodhi përmbysja. Izraelitët arritën të shënojnë dy herë në harkun kohor prej tre minutave. Harush në të 52-ën dhe Gabaj në të 55 shënuan për 1:2, ndërsa në vazhdim Torgeman me dy gola (77’ dhe 79’) vulosi rezultatin final 4:1.
Pas dy xhirove të turneut që zhvillohet në Qendrën Stërvitore ‘Petar Milloshevski’, lider është Izraeli me gjashtë pikë dhe gol diferencë 10:1, ndërsa Spanja është e dyta gjithashtu me gjashtë pikë por me gol diferencë 7:0 pasi fitores minimale 1:0 kundër Maqedonisë sot i shtoi triumf 6:0 përballë Ishujve Faroe. Maqedonia dhe Ishujt Faroe nuk kanë pikë pas dy xhirove, ndërsa përballen mes veti në raundin e tretë më 26 tetor në orën 14:30.
MAQEDONIA U17: Alçevski, Feta (Omeragiq 82’), Nikolov,
Todorovski, Stojmenov, Gjurkovski, Novevski, Stankovski (Ilievski 46’),
Maksimov, Kosteski (Asani 70’), Arifi.
Seleksionues: Mario
Vujoviq.