Publikuar më 14 Февруари, 2020 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë shënoi edhe fitoren e dytë përballë Bosnjë e Hercegovinës në takimet kontrolluese të luajtura në BeH. Ekipi i shpresave i drejtuar nga Dragan Kanatllarovski tani fitoi me rezultat 3:2, ndërsa ndeshjen e parë e kishin fituar 3:1.
Në ndeshjen e sotme në stadiumin "Babovac', Maqedonia avansoi në minutën e tretë kur Elezi asistoi, ndërsa Stojanovski realizoi për 1:0. Në fillim të pjesës së dytë Kahviq (48') barazoi rezultatin në 1:1, ndërsa i njejti futbollist shfrytëzoi gabimin e madh në mbrojtjen tonë duke u dhënë boshnjakëve epërsi 2:1.
Besart Guxhufi do të rezultonte njeriu i përmbysjes për Maqedoninë U17. Në minutën e 79-të pas asistit të Popovski, Guxhufi nivelizon në 2:2 rezultatin, ndërsa pesë minuta më vonë i njejti lojtar shfrytëzoi harkimin e Sofijanoskit për rezultat përfundimtarë 3:2.
MAQEDONIA U17: Vasko Vasilev, Nikolla Pavleski (Azur Shehiq 59'), Enis Buçi, Matej Angelkov, Dashmir Elezi, Metin Iljazi (Besar Guxhufi 46'), Georg Stojanovski (Erlon Shuku 85'), Ardian Çilavi (Mateo Sofijanoski 65'), Mirçe Stoilov (Marko Ristov 27'), Marko Sofijanoski (Donart Ibraimi 46' (Alban Shabani 85')), Borjan Poposki.
Seleksionues: Dragan Kanatllarovski