Maqedonia U17 me fitore bindëse mbylli turneun në kualifikimet për fazën Elite

Publikuar më 26 Октомври, 2018 Lajme


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë me fitore bindëse 4:0 përballë Ishujve Faroe mbulli ciklin kualifikues për fazën Elite të Kampionatit Evropian, turne ky i organizuar në Shkup. Në ndeshjen e fundit shpresat e vendit ishin më të mirë se përfaqësuesja e fundit në grup.  

Fitoren e paralajmëroi Omeragiq me golin e tij të parë që në minutën e 10-të, ndërsa i njejti futbollist në minutën e 36-të çoi shifrat në 2:0. Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi dhe në minutën e 79-të Nikolov realizon për 3:0. Rezultatin përfundimtar 4:0 e vendosi Feta në kohën shtesë. Maqedonia këtë turne kualifikues për fazën Elite e mbull në vendin e tretë, pas Spanjës dhe Izraelit. Sot në ndeshjen tjetër të raundit të tretë të këtij grupi, Spanja me rezultat 3:0 mundi Izraelin.

Maqedonia teoritikisht ende është në lojë për kualifikim si një prej tre vendet e treta me bilans më të mirë.



   
   
Reprezentacioni A