Maqedonia U17 me disfatë e mbyll mini turneun kualifikues në Shkup

Publikuar më 31 Октомври, 2022 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka humbur me rezultat 3:2 nga Luksemburgu në ndeshjen e fundit të mini turneut kualifikues për kualifikim në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Hungari në 2023.

Skuadra e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviq në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” e përmbyll këtë cikël kualifikimi me një tjetër humbje.

Maqedonia e nisi mirë ndeshjen. Muhamed Elmas arriti të shënojë në minutën e 4-të dhe t'i japë avantazhin skuadrës së tij.

Kundërshtari arriti të bëjë një përmbysje në një periudhë prej 4 minutash. Benslaiman shënoi golin e barazimit në minutën e 36-të. Golin për epërsinë e Luksemburgut e shënoi Federspiel në minutën e 40-të të ndeshjes.

Në vazhdim Maqedonia arriti të barazojë rezultatin. Pas asistimit të Ajetovic, Mlladenovski shënoi për 2:2.

Në momentet e fundit të takimit, Federspiel shënoi për fitoren e Luksemburgut me shifra 3:2.

Maqedonia: Haxhibuliq, Memishi, Lubevski, Stojkovski, Velkov, Dimitrijevski, Jovanoviq, Podgradja, Elmas, Aliu, Aliji;

Seleksionues: Vujadin Stanojkovic;

Në ndeshjen e dytë, në stadiumin në Gjorçe, Franca shënoi fitore bindëse ndaj Islandës me rezultat 4:0, duke konfirmuar kështu vendin e parë në grupin 9 të kualifikueseve.




   
   
Reprezentacioni A