Maqedonia U17: Lista e futbollistëve me të cilët kërkohet kualifikim në KE në Angli

Publikuar më 14 Март, 2018 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë të dielën fillon përgatitjet për raundin kualifikues elitar për plasman në KE në Angli. Seleksionuesi i Maqedonisë, Goran Staniq për turneun kualifikues prej 21 deri më 27 mars në Poloni do të llogarisë në këto futbollistë:  

“Turneu në Poloni është sfidë e madhe për gjithë ne, mirëpo udhëtojmë pa presion dhe do të tentojmë të prezantohemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse na jepet mundësia, gjithsesi se do të lufotjmë për rezultat historik dhe kualifikim në turneun përfundimtar në Angli. Në formacion kemi 21 futbollistë dhe sipas meje dhe stafit teknik, për momentin këto janë futbollistët më të përgatitur për momentin. Favorit për vendin e parë është përfaqësuesja vendase e Polonisë, me R. e Irlandës vjet në shtator luajtëm dy ndeshje (humbje 2:0 dhe barazim 0:0) dhe mendoj se do të konkurojmë për rezultat pozitiv. Shpresoj se do të jemi shëndosh dhe të përgatitemi mirë për këto ndeshje”, deklaroi seleksionuesi Goran Staniq.

Maqedonia U17 ndeshjen e parë e zhvillon më 21 mars kundër Republikës së Irlandës, më 24 mars përballemi me Poloninë, ndërsa ndeshjen e fundit e luajmë kundër Gjeorgjisë.



   
   
Reprezentacioni A