Maqedonia U17 humb nga Republika e Irlandës

Publikuar më 11 Октомври, 2021 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka humbur nga Republika e Irlandës në ndeshjen e dztë të turneut eliminatorë për kualifikim në fazën Elite.

Futbollistët tanë zhvilluan ndeshje të mirë, por nuk kishin forcë që ti kundërvihen fizikisht ekipit kundërshtarë.

Autor të golave për Republikën e Irlandës ishin Vata në minutën e 31-tën dhe Mehoni në të 73-tën.

Në pjesën e parë tentim të mirë për gol kishte Elmas, por gjuajtja e tij nga distanca përfundoi mbi portë. Para përfundimit të pjesës së parë, rast të mirë kishte edhe Stojanov.

Në vijim, Elmas sërish tentoi golin, duke tentuar me kokë, por nuk kishte fat. Rastin më të mirë për Maqedoninë në këtë ndeshje e kishte Stojanov, i cili arriti të lirohet nga tre futbollist kundërshtarë, por gjuajtjen e tij e ndali portieri i Republikës së Irlandës.

Ndeshjen e fundit nga ky turne e luajmë ndaj Andorës me 13 tetor me fillim nga ora 14:00.

Maqedonia: David Stojanoviq, Andrej Arizankoski, Marko Stojilevski, Daniel Markovski, Matej Janevski, Martin Gjorgjievski (k), Adrian Zendelovski, Kire Stojanov, Muhamed Elmas, Zani Nazifi, Lein Tairi (Umerfaruk Sulejman);  

Seleksionues: Toni Jakimovski; 




   
   
Reprezentacioni A